​Reja para ndeshjes me San Marinon: Nuk do të bëjmë eksperimente

Futboll

​Reja para ndeshjes me San Marinon: Nuk do të bëjmë eksperimente

Më: 30 mars 2021 Në ora: 19:58
Edi Reja

Pas humbjes nga Anglia në ”Air Albania” me rezultat 2-0, Shqipëria nesër e zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” kundër San Marinos.

Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri Edi Reja ka deklaruar se në këtë ndeshje nuk do te bëhen eksperimente por se do të luajnë lojtarët të cilët janë më në formë dhe se moduli i lojës do të varet nga ajo se cilët lojtarë do të zbresin në fushë.

“Nuk kam ndërmend të bëjë eksperimente nesër, do të luajnë ata lojtarë që janë më në formë. Do të flas me përgatitësin atletik dhe doktorin në lidhje me gjendjen e lojtarëve dhe do të vendosim mbi formacionin. Kemi shumë zgjedhje. Moduli është gjithmonë në varësi të lojtarëve që do të zbresin në fushë. E rëndësishme është të kemi ekuilibër dhe të jemi prezent gjatë në zonën kundërshtare.”, tha Reja.

Pas dy ndeshjeve, Shqipëria ka një fitore ndaj Andorra dhe një humbje ndaj Anglisë derisa mban vendin e katërt në grupin I me tri pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat