Xhaferi i shqetësuar

Futboll

Xhaferi i shqetësuar

Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:37
Xhaferi i shqetësuar

Çështja e privatizimit të Vllaznisë është diçka që zgjat prej kohësh, ndërsa kur dukej se kishte arritur në fund i gjithë proçesi, sërish ka pasur pengesa ndërsa një nga pretendentët për të marrë klubin shkodran, Valter Fushaj pati ankesa për parregullsi.

Ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nga Komisioni i Prokurimeve Publike, teksa një tjetër pretendent për Vllazninë, Alban Xhaferi në një intervistë për Rozafa TV, thekson se është i habitur nga këto vonesa që lejnë vend për dyshime.

“Procesi i privatizimit të Vllaznisë për fatin e keq është bllokuar në Komisionin e Prokurimeve Publike në Tiranë. Të premten e kaluar kë qenë afati i fundit që ky Komision duhej të kthente një përgjigje përfundimtare për ankesat e bëra, por për fatin e keq deri më sot një përgjigje e tillë nuk ka ardhur prej tyre.

Unë jam i habitur nga mënyra si është menaxhuar kjo pjesë. Aq sa ndoshta të lë edhe të dyshosh për këto vonesa që bëhen, por gjithsesi shpresoj që ky proces të finalizohet sa më shpejt sepse klubi duhet të privatizohet për shumë arsye që tashmë janë bërë të ditura.

Vllaznia ashtu si të gjithë ekipet në botë, duhet të privatizohet sepse përndryshe nëse nuk kryhet një proces i tille, sërish do të jetë në dilemë vazhdimësia e saj”, u shpreh Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat