San Marino kërkon historinë ndaj Shqipërisë

Futboll

San Marino kërkon historinë ndaj Shqipërisë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:51
San Marino kërkon historinë ndaj Shqipërisë

San Marino mund të konsiderohet si kombëtarja me rezultatet më të dobëtat në futboll në arenën botërore.

Për këtë arsye kundërshtari i sotëm i Shqipërisë renditet në vendin e 201-të në ranglistën e FIFA-s për kombëtaret.

Ndeshjen e parë jozyrtare kjo kombëtare e ka luajtur me Kanadanë më 28 mars 1986, ku janë mundur 1-0. Ndërsa ndeshjen e parë zyrtare e kanë luajtur në shtëpi më 28 nëntor 1990, ku janë mundur 4-0 nga Zvicra.

Fitorja në ndeshje zyrtare është tabu për këtë ekip, madje shijen e suksesit ata e kanë provuar vetëm në një rast në miqësore, ku më 28 prill 2004 kanë fituar 1-0 ndaj Lihtenshtenjit.

Golin e parë në trasfertë San Marino e ka shënuar pas 14 vitesh, pikërisht në eliminatoret e “EURO 2016” ndaj Lituanisë.

Kjo kombëtare konsiderohet si më e dobëta në botë sa u përket arritjeve dhe ka një mesatare të pësimit të golave, 4.2 për ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat