Anglia nuk ndalet

Futboll

Anglia nuk ndalet

Nga: K.Goca Më: 31 mars 2021 Në ora: 22:41
Anglia nuk ndalet

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitoren e tretë rresht në grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
"Tre Luanët" në "Wembley " e mposhtën me rezultat 2:1 Poloninë. 

Anglezët po e dominojnë grupin pa asnjë telashe, ku janë në grup me Hungarinë, Poloninë, Shqipërinë, San Marinon dhe Andorrën.

Futbollisti Harry Kane u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 19-të. Moder në minutën e 58-të realizoi për barazimin e polakëve dhe Maguire për fitoren e Anglisë në atë të 85-tën.

Anglia deri me tash e ka mposhtur me 5:0 San Marinon, pastaj Shqipërinë me 2:0 në Tiranë dhe sonte polakët.

Anglezët kryesojnë me 9 pikë, ndërsa Polonia zë vendin e katërt me 4 pikë. Polakët u paraqitën pa sulmuesin më të mirë, Robert Lewandowskin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat