Televizioni spanjoll e fyu Kosovën, duhet të dëshmojë para kongresit

Futboll

Televizioni spanjoll e fyu Kosovën, duhet të dëshmojë para kongresit

Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:10
Televizioni spanjoll e fyu Kosovën, duhet të dëshmojë para kongresit

Televizioni shtetëror spanjoll ia shkroi emrin Kosovës me shkronja të vogla gjatë transmetimit direkt, por himni i Kosovës u lejua të transmetohej në atë televizion.

Deputetja katalunase, Miriam Nogueras, pas probleme që shfaqi televizioni publik spanjoll, raportohet se po organizon një peticion për drejtorin e televizionit publik që të dëshmojë para kongresit rreth këtij rasti, përcjell lajmi.net.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në twitter, Nogueras ka thënë se Kosova është e lirë dhe një shtet i pavarur, prandaj edhe duhet të trajtohet si e tillë, i pëlqeu apo jo qeverisë spanjolle.

“Duke pasur parasysh mbulimin e njëanshëm të lajmeve të ndeshjes së mbrëmjes, “Junts per Catalunya” po regjistron një peticion duke thirrur kryetarin e Televizionit Publik Spanjoll për të dëshmuar përpara Kongresit. Pavarësisht nëse e pëlqen apo jo qeveria spanjolle, Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur dhe duhet të trajtohet si i tillë” – tha Nogueras.

Spanja fitoi me rezultat 3-1, mirëpo përpara ndeshjes dhe gjatë saj tregoi disa herë se nuk e respektojnë siç duhet shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat