Pogba është kthyer në qendër të vëmendjes

Futboll

Pogba është kthyer në qendër të vëmendjes

Më: 1 prill 2021 Në ora: 16:00
Pogba është kthyer në qendër të vëmendjes

Paul Pogba është kthyer në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për zërat e merkatos. Këtë herë merita (ose faji) është Rolls-Royce të tij.

Një makinë shumë e bukur prej 300 mijë sterlinash, të cilën mesfushori kishte harruar se zotëronte. Arsyeja? I ishte sekuestruar në qershorin e vitit 2020…

Siç ka bërë të ditur Daily Mail, Paul Pogba ka rikuperuar më në fund Rolls-Royce me vlerë 300 mijë sterlina pas 9 muajsh sekuestrim sepse kishte një targë jo vendase, gjë që nuk është e lejuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Nuk dihet nëse francezi e kishte harruar që nuk e kishte më veturën në garazhin e tij, ajo që është e sigurt është se nga qershori i 2020-ës ka qenë e sekuestruar dhe ylli i Manchester United ka vendosur ta rimarrë vetëm tani.

Një harresë që i ka kushtuar shtrenjtë mesfushorit, i cili ka qenë i detyruar të paguajë 5.000 sterlina për faktin që e ka lënë aq gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat