Lajm i madh nga Anglia, 4000 tifozë në gjysmëfinalen e FA Cup

Futboll

Lajm i madh nga Anglia, 4000 tifozë në gjysmëfinalen e FA Cup

Më: 1 prill 2021 Në ora: 17:05
Lajm i madh nga Anglia, 4000 tifozë në gjysmëfinalen e FA Cup

Gjysmëfinalja e FA Cup midis Leicester City-t dhe Southamptonit është zgjedhur nga qeveria si ngjarja e parë e provës së futbollit për kthimin e tifozëve.

Sfida do të zhvillohet më datë 18 prill dhe është parashikuar të jenë 4000 mijë tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Në këtë rast, nuk do të jenë tifozë të zakonshëm, por banorë të zonave rreth mitikut Wembley.

Gjithashtu mendohet se mund të ftohen edhe punonjësit e shërbimit shëndetësor në këtë ngjarje, e cila mund të konsiderohet si hapi i parë në rrugën drejt kthimit të turmave të mëdha në impiantet e futbollit dhe jo vetëm.

Qeveria ka theksuar se ngjarjet pilot janë krijuar për të hetuar se si mund të mbahen njerëzit të sigurt në turma dhe në këtë rast qëllimi kryesor nuk është që tifozët të shohin ekipet e tyre dhe të brohorasin për to, por se si mund të reagojë njeriu në pandemi, i rrethuar nga një numër i madh njerëzish.

Sidoqoftë, shpresa është që rezultatet e kësaj ndeshjeje provë dhe të eventeve të tjera, të cilat do të zhvillohen në prill dhe maj, do t’i bindin autoritetet të lejojnë një numër të konsiderueshëm fansash në stadium gjatë finaleve të “Euro 2020”.

Qeveria britanike pritet të shpallë së shpejti një listë me rreth 14 ngjarje pilot. Gjysmëfinalja e FA Cup do të jetë nga të parat. Lista përfshin gjithashtu finalen e Carabao Cup, më 25 prill, midis Tottenhamit dhe Manchester City-t, dhe finalen e FA Cup, më 15 maj, si dhe Kampionatin Botëror të Snookerit në Sheffield, i cili fillon më 17 prill.

Qeveria britanike ka thënë se mund të jetë e mundur që të hiqen të gjitha kufizimet aty ku është e mundur. Do të monitorohen me rigorozitet normat e infeksionit Covid, shtrimet në spital dhe vdekjet, për të vendosur në fund heqjen e të gjitha masave të bllokimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat