Chelsea rivalizon Cityn për Rabiot

Futboll

Chelsea rivalizon Cityn për Rabiot

Më: 5 prill 2021 Në ora: 23:58
Adrien Rabiot

Chelsea është gati të rivalizojë Manchester Cityn për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot.

Rabiot ka impresionuar në sezonin e dytë me “Bianconerët” dhe ka qenë titullar si mesfushor defensivë.

Pavarësisht kësaj, ka sugjerime që francezi mund të shitet nëse ofrohet vlera e caktuar me Andrea Pirlon që dëshiron të rindërtojë skuadrën.

Pirlo ka ambicie për të nënshkruar me Manuel Locatellin dhe Paul Pogba, andaj Rabiot mund të shitet për vetëm 20 milionë euro.

Manchester City dhe Barcelona më herët kanë shprehur interesim, por tani edhe “Blutë” i duan shërbimet e 26-vjeçarit.

Në fakt është trajneri Thomas Tuchel që e do Rabiot, meqenëse në atë pozitë kanë treshen N’Golo Kante, Mateo Kovacic dhe Jorginho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat