Real Madrid – Liverpool, statistikat dhe formacionet e mundshme

Futboll

Real Madrid – Liverpool, statistikat dhe formacionet e mundshme

Më: 6 prill 2021 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Skuadra e Real Madridit pret në shtëpi anglezët e Liverpoolit, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e UEFA Champions League.

Dy klubet për herë të fundit u takuan në finalen e këtij kompeticioni – të cilën e fituan madrilenët me rezultat 3 me 1.

Nga viti 2018, nuk është se ka shumë ndryshime – me Zidanen dhe Jurgen Kloppin që do të kërkoj ‘revansh’.

Real Madrid dhe Liverpool ishin takuar edhe gjatë vitit 2014, gjatë fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Në ato dy ndeshje, skuadra e menaxhuar (atë kohë) nga Carlo Ancelotti – kishte fituar dy herë. Në ‘Anfield’ me rezultat të thellë 0 me 4, kurse në ‘Santiago’ me rezultat 1-0.

Takimi i parë i tyre ndodhi gjatë vitit 1981, ku Liverpooli fitoi minimalisht 1 me 0 në finalen e Ligës së Kampionëve.

Në ballafaqimet mes vete, skuadra e Real Madrid ka shënuar: 7 gola

Kurse Liverpooli: 7 gola

Sonte, si klubi spanjoll ashtu edhe ai anglez kanë mungesa të mëdha. Zidane s’mund të llogarisë në lojtarët, si: Carvajal, Eden Hazard dhe Sergio Ramos. Kurse, Jurgen Klopp te lojtarët: Gomez, Henderson, Kelleher, Matip, Origi dhe Van Dijk.

Duke i parë këto mungesa, formacionet e mundshme për ndeshjen e sotshme që nis nga ora 21:00, janë këto:

Real Madrid: Courtois; Lucas, Varane, Nacho, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Vinicius; Benzema

Liverpool: Alisson; Kabak, Phillips, Robertson, Arnold; Fabinho, Thiago, Wijnaldum; Salah, Mane; Jota

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat