Pirlo me “dhimbje koke”

Futboll

Pirlo me “dhimbje koke”

Më: 6 prill 2021 Në ora: 12:12
Bernardeski

Lajm i keq për Andrea Pirlon, i cili do të bëjë pa shërbimet e Federiko Bernardeskit i cili ka rezultuar pozitiv me Koronavirus pas kryerjes së tamponit.

Një tjetër lojtar i Kombëtares italiane i cili është infektuar me COVID-19 pas Verratit, Bonuçit, Florencit tani është dhe Bernardeski i cili ishte pjesë e Italisë gjatë fushatës së eliminatoreve të Kupës së Botës “Katar 2022”. Lajmin e infektimit me COVID-19 të fantazistit italian e ka publikuar Juventusi me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

KOMUNIKATA ZYRTARE E JUVENTUSIT –

“Klubi i Juventusit komunikon se, gjatë kontrolleve antiCOVID me tampon, është vërejtur pozitiviteti me COVID-19 i Federiko Bernardeskit. Futbollisti aktualisht është i vetë-izoluar dhe është totalisht asimptomatik. Shoqëria bardhezi mbetet në kontakt me Autoritetet Shëndetësore për zbatimin e rreptësisshëm të protokollit për të ndjekur stërvitjen dhe ndeshjen si grup skuadre.”

Bernardeski humb kështu mundësinë për të qenë i disponueshëm për ndeshjen e nesërme ku skuadra e Juventusit do të luajë sfidën e prapambetur ndaj Napolit, e programuar të zhvillohet në stadiumin “Allianz Stadium” mke fillim nga ora 18:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat