Mbrëmje e “zezë” për Arnold ajo në Madrid, 23 topa të humbur

Futboll

Mbrëmje e “zezë” për Arnold ajo në Madrid, 23 topa të humbur

Më: 7 prill 2021 Në ora: 12:40
Mbrëmje e “zezë” për Arnold ajo në Madrid, 23 topa të humbur

Në humbjen që Liverpooli pësoi natën e mbrëmshme nga Real Madridi në “Alfredo di Stefano”, në ndeshjen e parë të fazës cerek finale të Champions, padyshim që “çaluan” shumë gjëra.

Reali dominoi, dhe e bërë Liverpoolin të dukej një skuadër shumë të vogël. Mungesat në të dyjat skuadrat thuajse ishin në nivel të njëjtë, me qendrat e mbrojtjes të “qendisura”.

Skuadra e Klopp nuk arriti për asnjë moment te dilte në lojën e saj edhe pse përpëra kishte lojtarët më të mirë që ka në dispozicion.

Një nga lojtarët më të dobët, apo që zhgënjeu më shumë ishte mbrojtësi Arnold.

Anglezi është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë momentalisht, por performance e mbrëmshme ishte ndoshta më e keqja në karrierën e deritanishme të 22 - vjeçarit.

Duke pasur përballë një lojtar “rraket” si Vinicius Jr, Arnold ishte i pafuqishëm për ta bllokuar, por akoma më keq për të bërë vetë në fazën sulmuese.

Sipas statistikave, Trent ka humbur plot 23 topa në këtë ndeshje ku më fatali ishte topi i cili në tentativë largimi i shkoi Asensios si assist dhe u kthye në gol.

Rezultati 3-1 është i rëndë, por jo i pakthyshëm për “The Reds” ku mjoftojmë të përmendim atë ndeshje me Barcelonën.

Klopp dhe skuadra e tij do të luajn shanset e tyre në ndeshjen e kthimit në “Anfield”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat