Ademi e Kastrati me Dinamon pësuan humbje në 'Maksimir'

Futboll

Ademi e Kastrati me Dinamon pësuan humbje në 'Maksimir'

Nga: K.Goca Më: 8 prill 2021 Në ora: 22:56
Moreno

Dinamo nga Zagrebi si vendas zhgënjeu, duke u mposhtur me rezultat 1:0 nga Villareali, në takimin e parë të çerekfinales së Europa League. 

Futbollistët shqiptarë, Arijan Ademi, u paraqit titullar dhe Lirim Kastrati nga minuta e 61-të, por pa sukses me Dinamon që të nxjerrin rezultat të mirë në stadiumin “Maksimir” në Zagreb.

Futbollisti Moreno shënoi nga penalltia në minutën e 44-të. 

Dinamon e pret punë e vështirë në takimin e kthimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat