Çfarë po ndodh me Aubameyang?

Futboll

Çfarë po ndodh me Aubameyang?

Më: 9 prill 2021 Në ora: 15:32
Çfarë po ndodh me Aubameyang?

Shumë tifozë të Arsenalit pyesin veten se pse rendimenti i Pierre-Emerick Aubameyang ka rënë dukshëm në këtë fazë të dytë të sezonit!

Sulmuesi dhe lideri i Topçinjve në fazën e parë nuk është më aq produktiv sa ishte përpara rinovimit të kontratës së tij me klubin londinez deri në qershor të vitit 2023, duke fituar normalisht më shumë nga sa merrte normalisht.

Pra, me 13 mln sterlina në vit, Aubameyang është lojtari më i paguar te Arsenali, ndërsa në tre vitet e kontratës së re do të arrijë të përfitojë në totali gati 4 mln euro…

Në këtë sezon, sulmuesi 31-vjeçar nga Gaboni ka shënuar 9 gola në Premier League në 25 ndeshje, duke dhënë vetëm 1 asist.

Ndryshe ka qenë rendimenti i tij në Europa League, normalisht, me 3 gola në 6 ndeshje dhe 3 asist.

Por, ajo që bie në sy më shumë dhe që është evidentuar edhe nga faqja e specializuar Opta ka të bëjë me rendimentin e tij përpara dhe pas rinovimit:

31 ndeshje të zhvilluara dhe 22 gola, ndërsa tashmë pas rinovimit në 31 ndeshje janë 12 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat