​Redknapp tregon se ku mund të jetë e ardhmja e Harry Kane

Futboll

​Redknapp tregon se ku mund të jetë e ardhmja e Harry Kane

Më: 11 prill 2021 Në ora: 15:20
Harry Kane

Harry Kane do të qëndrojë në Tottenham këtë verë, beson Harry Redknapp, i cili e paralajmëroi atë se “bari mund të mos jetë më i gjelbër nëse largohet”.

Është raportuar se Kane është gati të largohet nga klubi me të cilin ka qenë që kur ishte i vogël nëse ata nuk arrijnë të kualifikohen në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. “Spurs” aktualisht janë në vendin e shtatë me pesë pikë larg vendit të katërt.

Edhe pse është një nga lojtarët më të mirë në botë, 27-vjeçari ende nuk ka trofe të mëdhenj të fituar për të treguar sukseset dhe përpjekjet e tij në fushë.

Kjo ka çuar në një thirrje që Kane të largohet nga “Spurs”, me Manchester City dhe Manchester United si dy destinacionet e tij më të mundshme këtë verë.

Chelsea dhe Real Madrid janë gjithashtu të interesuar për shërbimet e tij, ashtu si Paris Saint-Germain, ku Kane mund të ribashkohej me ish-menaxherin Mauricio Pochettino.

Por, ish-trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp nuk pret që sulmuesi anglez të largohet nga stadiumi “Ëhite Heart Lane.

“Ai është udhëheqësi i klubit. Për mua, qendërsulmuesi më i mirë i llojit të tij në botë. Ai është një djalë i plotë i gjithanshëm profesionist, fantastik. Nëse ai largohet, nuk e di. Ai është i pazëvendësueshëm me siguri.”, tha Redknapp për “talkSport”

"Një vit më parë thashë se ai nuk do të largohej kurrë nga Tottenhami. Jeta e tij është e shkëlqyeshme, ai është një njeri familjar dhe e gjithë familja e tij është e vendosur, është një klub i madh, terren stërvitor fantastik, stadium fantastik dhe me një ekip që mendova se do të ishte sfidues këtë vit.”, shtoi Redknapp.

“Pastaj mos harroni që nëse presidenti i klubit nuk arrin marrëveshjne e duhur, nuk lejon largimin e pasurive të tij të çmuara.”, theksoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat