Teuta favorite përballë Skënderbeut

Futboll

Teuta favorite përballë Skënderbeut

Më: 13 prill 2021 Në ora: 14:28
Teuta favorite përballë Skënderbeut

Teuta ka shansin e artë për të shkuar për herë të dytë radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe për herë të parë në histori mund të provoj ta fitojë dy herë rresht këtë kompeticion, ndërkohë që sytë i ka të hapura edhe nga trofeu i kampionit, imagjinoni çfarë sezoni do të ishte për “djemtë e detit” nëse për herë të parë në histori do të realizonin gjithashtu edhe dopjetën “Kupë-kampionat”, teksa në korrik për herë të parë fituan edhe Superkupën e Shqipërisë.

Nuk do të jetë një përballje e thjeshtë ajo kundër Skënderbeut, pavarësisht pozicionit që kanë korçarët në kampionat. Është ndeshje teke dhe diferencat në futbollin shqiptar nuk janë të mëdha.

Durrsakët vijnë nga 11 ndeshje pa humbje mes kampionatit dhe Kupës dhe po kalon çastin më të mirë të sezonit, duke qënë tashmë e vetme në kreun e renditjes.

Forma e bekuar e Dejvi Bregut ka bërë diferencën, teksa në tërësi paraqitjet kanë qënë të mira si skuadër, pa harruar fazën mbrojtëse që gjithmonë ka funksionuar.

Ndërkohë që në spondën tjetër trajneri i bardhekuqve, Migen Memelli ishte i qartë, do luftojmë edhe në Kupë. Skënderbeu po ashtu si Teuta po kalon momentin më të mirë të sezonit dhe ka rregjistruar mes kampionatit dhe Kupës 3 fitore dhe 1 barazim në 4 ndeshjet e fundit.

Korçarët janë në mes të garës për mbijetetsë, por janë gjithashtu vetëm një hap larg finales së Kupës. Skënderbeu nuk niset favorit, por kjo nuk e përjashton suprizën e mundshme në “Niko Dovana” duke e nisur nga kjo e mërkurë në orën 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat