Mendieta: Zidane meriton më shumë respekt

Futboll

Mendieta: Zidane meriton më shumë respekt

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:07
Mendieta: Zidane meriton më shumë respekt

Gaizka Mendieta beson se Zinedine Zidane duhet të konsiderohet si ndër trajnerët më të mirë në Europë, ndërsa mendon se Real Madridi mund të jetë favorit për të fituar Ligën e Kampionëve. 

Të bardhët e kanë fituar 13 herë trofeun kryesor kontinental për klubet, më shumë se çdokush tjetër në histori, dhe do të sfidojnë sonte “Reds” e Jurgen Klopp në çerekfinalen e kthimit. Zidane e ka fituar këtë kompeticion katër herë si lojtar dhe trajner në “Santiago Bernabeu”.

Mendieta u trondit kur pa se disa e etiketuan Real Madridin si surprizë ndaj Liverpool dhe për të fituar garën. “Sa Liga të Kampionëve ka fituar Zidane? Katër! Epo, ky njeri qenka me shumë fat, – tha me shaka Mendieta në një intervistë për “Goal”. – Çdo skuadër sportive ka nevojë për pak fat në lojëra specifike. Zidane si trajner mund të ketë pasur fat, por gjatë gjithë karrierës së tij, kjo nuk është arsyeja pse ka qenë i suksesshëm.

Shikoni klasiken e fundit, si e vendosi ekipin taktikisht, jo vetëm për të ndaluar Barçën, por i krijoi dëm dhe rrezik kundërshtarit përmes sistemit të tij. Ai e lexoi lojën mirë me zëvendësimet e kryera.

Zidane nuk merr merita mjaftueshëm për atë që bën. Disa njerëz mendojnë se është me fat, por nuk mund të jesh i suksesshëm vazhdimisht përmes tij. Ai është një nga trajnerët më mbresëlënës për momentin”.

Mendieta luajti te Valencia, Barcelona dhe Lazio, ndërsa Zidane ishte te Real Madridi dhe Juventusi, në një karrierë që i pa të dy në betejat e mesfushës përgjatë viteve 1990 dhe 2000. Spanjolli vazhdoi të lavdërojë ekipin e Zidane për aftësinë e të rriturit të performancës në lojëra të mëdha: 

“Real Madridi mund të kalojë përmes ADN-së së vet në Ligën e Kampionëve, duke garuar dhe fituar. Ka lojtarë të rëndësishëm që mungojnë, por ende e gjen një mënyrë për të fituar. Unë mendoj se kjo varet masivisht nga Zidane. Edhe kur lojtarët kryesorë nuk janë të gatshëm, trajneri di të manovrojë me zëvendësuesit, që shfaqen po aq mirë. Kjo tregon përgatitjen e Zidane si trajner”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat