Neymar: Mund të kesh zotërimin e topit, por...

Futboll

Neymar: Mund të kesh zotërimin e topit, por...

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:35
Neymar: Mund të kesh zotërimin e topit, por...

PSG ia doli të merrte një biletë për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në mbrëmjen e djeshme edhe pse u mposhtën minimalisht 0-1 në shtëpi nga Bajern Mynih. Diferencën e bëri suksesi i arritur një javë më parë në Gjermani, teksa festa pas kualifikimit ishte legjitime për francezët.

Ndërkohë, u regjistrua edhe një episode interesant duke qenë se për rastës, Paredes dhe Neymar festuan para syve të Joshua Kimmich.

Ky i fundit para sfidës ishte i bindur se do të kualifikoheshin, e këtë nuk ia ka harruar Nejmar i cili pas ndeshjes ka “thumbuar” gjermanin.

“Është argëtuese sepse unë nuk festova kundër Kimish, por festova me Paredes.

Kimicch thjesht u gjend aty afër, me shumë mundësi ishte çështje fati. Kishte thënë që ekipi i tij ishte më i mirë dhe që do të fitonin. Ishte i sigurt se do të shkonin në gjysmëfinale. Por, mund të kesh zotërimin e topit, mund edhe të flirtosh me një femër gjatë gjithë natës, por më pas vjen dikush tjetër dhe ta merr”, shprehet braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat