UEFA, Shkëndija më e mira nga Maqedonia

Futboll

UEFA, Shkëndija më e mira nga Maqedonia

Më: 14 prill 2021 Në ora: 16:55
UEFA, Shkëndija më e mira nga Maqedonia

UEFA shpalosi listën e re të skuadrave, në të cilën janë edhe klubet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Skuadra e Shkëndijës është më e mira nga Maqedonia në garat evropiane dhe aktualisht mban pozitën e 133, me koeficient 9.00.

Pas skuadrës tetovare është Vardari me koeficient 4.00, që mban pozitën e 288-të.

Pas tyre rreshtohet FC Shkupi në pozitën e 329 me koeficient 3.00, ndërsa pas tij janë Sileksi, Rabotniçki dhe Renova, Makedonija Gj.P., Akademia Pandev dhe Pelisteri.

Ndryshe skuadra më e mire, sipas UEFA-s dhe në bazë të koeficientit, është Bajern Munihu me 134.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat