Rashica drejt Anglisë

Futboll

Rashica drejt Anglisë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:50
Rashica drejt Anglisë

Milot Rashica pritet që gjatë afatit kalimtar veror të largohet nga Werder Bremen. Ylli nga Kosova ishte shumë i kërkuar në verën e vitit 2020, por në fund Werder nuk mbeti i kënaqur me ofertat dhe vendosi ta mbajë lojtarin nga Kosova.

Gjithsesi forma që ka shfaqur Rashica këtë edicion me Werderin është kilometra larg nga ajo e vitit të kaluar dhe çmimi i tij ka rënë dukshëm. Werder vitin e kaluar kërkonte 30 milionë euro, por tani vlera e vushtrriasit është përgjysmë më e vogël.

Skuadra gjermane është gati ta lejoj largimin e Rashicës nëse vije një ofertë prej 15 milionë eurove. 

E ardhmja e reprezentuesit kosovar mund të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier ku Aston Villa vazhdon të monitorojë situatën e tij.

Por çmimi prej 15 milionë eurove që po kërkon Werderi po vlerësohet si i lartë, pasi Miloti këtë edicion ka realizuar vetëm një gol.

Gjithsesi sulmuesi anësorë vazhdon të jetë në listën e dëshirave edhe të skuadrave gjermane si Hertha Berlin, Wolfsburg dhe Bayer Leverkusen. 24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje në Bundesliga, ku përveç një golit ka edhe pesë asistime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat