Drenica e motivuar për fitore kundër Besës

Futboll

Drenica e motivuar për fitore kundër Besës

Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:05
Drenica e motivuar për fitore kundër Besës

Me fillim prej orës 15:00 zhvillohet ndeshja hapëse e kësaj jave në Superligën e Kosovës mes Drenicës dhe Besës.

Takimi mes dy skuadrave që kanë edicione të barabarta të zhvilluara në Superligë (20), do të jetë më ndryshe se herëve të tjera, pasi të dyja luajnë për mbijetesë këtë sezon.

Pejanët duken të dorëzuar prej kohësh në këtë objektiv, mirëpo do të mundohen të mbyllin kampionatin me faqe të bardhë.

Kuqezinjtë nga Skenderaj kërkojnë ta lënë prapa humbjen e xhiros së kaluar nga Prishtina dhe do të tentojnë që të rikthehen te fitoret për të vazhduar garën e mbijetesës.

Drejtësinë e këtij takimi do ta ndaj gjyqtari Visar Kastrati i ndihmuar nga asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat