Strakosha vazhdon të jetë çështje për Lazion

Futboll

Strakosha vazhdon të jetë çështje për Lazion

Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:54
Strakosha vazhdon të jetë çështje për Lazion

Situata e Thomas Strakoshës dhe testet e tij për COVID-19 në fillimin e sezonit vazhdojnë të jenë problem për klubin e Lazios, i cili duhet të përgjigjet para drejtësisë civile e sportive për thyerjen e mundshme të protokollit dhe mashtrim. Strakosha, Imobile dhe Lukas Leiva rezultonin negativ e aktivizoheshin në kampionat apo përfundonin në stol, ndërsa në ndeshjet e UEFA-s rezultonin pozitiv e nuk grumbulloheshin.

Situata bëri që të hapeshin hetime nga policia dhe u mësua se një laborator i veçantë prodhonte këto rezultate negative. Mendohej se ishin rezultate të cilat ishin pasojë e llojit të testeve që kryheshin, por ka edhe dyshime se Lacio ka manipuluar rezultatet meqë futbollistët ishin asimptomatikë dhe dëshironte t’i kishte të gatshëm.

Kështu, pasi janë kërkuar rezultatet e analizave, Prokuroria ka kërkuar edhe që lojtaret e përfshirë të kryejnë testet e ADN-së për të vërtetuar se përgjigjet e rezultateve të testeve janë të tyret, meqë kampionet ruhen ende në laboratorë.

Lukas Leiva e ka bërë testin muajin e kaluar, ndërsa këtë javë do të jenë Strakosha dhe Imobile të cilët duhet të paraqiten në klinikë për testet e ADN-së dhe t’i japin fund në një mënyrë apo një tjetër kësaj historie që është kthyer në telenovelën e sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat