Sermaxhaj e vlerëson të rëndësishme fitoren

Futboll

Sermaxhaj e vlerëson të rëndësishme fitoren

Më: 16 prill 2021 Në ora: 17:26
Sermaxhaj e vlerëson të rëndësishme fitoren

Drenica ka arritur fitore të rëndësishme 2-1 në udhëtim te Besa e Pejës.

Kuqezinjtë me përmbysje të rezultatit arritën t’i arkëtojnë tri pikë të reja.

Megjithatë, tekniku i kësaj skuadre, Sami Sermaxhaj, paralajmëron futbollistët e tij se ende asgjë nuk ka përfunduar dhe kanë shumë ‘finale’ për t’i zhvilluar.

“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që Besa ka futbollistë të rinj, të cilët angazhohen shumë. Arritëm të riktheheshim nga disavantazhi që të marrim një fitore të rëndësishme, por asesi të rehatshme, pasi që kemi ende shumë punë deri në fund.

Na presin shtatë ndeshje të rëndësishme dhe synojmë që të marrim maksimumin e tyre për të arritur objektivin që kemi për të realizuar”, deklaroi Sermaxhaj pas ndeshjes.

Falë kësaj fitore, “Shqiponjat e Zeza” tashmë kanë 33 pikë, aq sa ka edhe Llapi që në vikend zhvillon ndeshjen e xhiros ndaj Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat