Llapi vetëm 180 minuta larg debutimit në Evropë, Batatina pret të licencohet

Futboll

Llapi vetëm 180 minuta larg debutimit në Evropë, Batatina pret të licencohet

Më: 17 prill 2021 Në ora: 08:36
Tahir Batatina

Llapi është vetëm 180 minuta larg realizimit të ëndrrës për të garuar në arenën ndërkombëtare.

Skuadra e themeluar gati 90 vite më parë, është me një këmbë në finale të Kupës së Kosovës, pasi në fazën e parë çerekfinale mposhtën Prishtinën 3-2 në kryeqytet.

Javën e ardhshme do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Podujevë.

Trajneri Tahir Batatinë thotë se ekipi i tij po pret të licencohet për të qenë ligjërisht gat të luaj në Evropë.

“Ne i kemi permbushë të gjitha kriteret vetëm po presum zyrtarizimin nga Federata e Futbollit” deklaroi Batatina.

Në rast se kualifikohet në finale, për Llapin do të ishte hera e dytë që mbërrinë në këtë rang.

Në vitin 2017 ishte mposhtur nga Besa e Pejës pas ekzekutimit të penalltive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat