Shehi: Barazim dhe lojë zhgënjyese

Futboll

Shehi: Barazim dhe lojë zhgënjyese

Më: 18 prill 2021 Në ora: 00:20
Shehi: Barazim dhe lojë zhgënjyese

Tirana humbi një shans për kreun, por me barazimin në fund rrezikon edhe Europën, i vetmi objektiv që ka mbetur për 25 herë kampionët.

I mërzitur pas ndeshjes me Kukësin, trajneri Orges Shehi në “gol pas goli” ka pohuar: “Ta nisësh ndeshjen nga 0-1 dhe ta kthesh, sjell shumë mërzi, jemi ndëshkuar nga dy episode. Kemi pasur rastet tona për të mbyllur ndeshjen, Futbolli është lojë kolektive, por varet nga individët.  Janë pjesë e fubollit, edhe kur janë gabime individuale të dhemb, por nuk dua të ndalem te episode apo individë të veçantë që ndeshja shkoi siç shkoi..”.

“Në futboll mund të ndëshkohesh, më vjen keq se kthyem ndeshjen, e çuam 2-1, pastaj për një faull kot, nga distancë e largët, u ndëshkuam nga një goditje dënimi e humbëm pikët që donim.”

“Zhgënjimi është prezent se ndeshjet pakësohen, më parë ke kohë për të rikuperuar, kur ndeshjet pakësohen, mërzia ështëë më e madhe. Nuk mendoj se janë gabime mosbesimi, ndoshta janë besim i tepruar kur bëhen të tilla, por ndodhin në futboll dhe nuk jam personi apo njeriu që të vë gishtin te njëri apo tjetri e ti bëj me faj”.

“Objektivi? Sigurisht që vështirësohet shumë, sepse e thashë që ndeshjet pakësohen, presim si dalin rivalët. Por t’i nuk bën detyrën që prisje, shpreson te gabimet e të tjerëve.

Duhej të rikuperonim pikë. E vështirëson shumë kjo ndeshje, se shumë pak pikë janë në lojë dhe të shohim se si do të dalin rivalët në lidhje me distancën që do të kemi”, – tha Shehi pas ndeshjes me Kukësin që përfundoi 2-2 në “Elbasan Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat