Një zhurmë e madhe te Bayerni

Futboll

Një zhurmë e madhe te Bayerni

Më: 18 prill 2021 Në ora: 00:37
Flick

Një zhurmë e madhe është duke ndodhur në orët e fundit në Bayern Munchen.

Pas fitores 3-2 ndaj VfL Wolfsburg, trajneri Hansi Flick njoftoi në “Sky” se do të largohet nga klubi në fund të sezonit dhe se këtë vendin tashmë ia ka komunikuar klubit menjëherë pas ndeshjes ndaj Paris-Saint-Germain.

"Fakti është që unë i thashë lojtarëve sot që ia kam komunikuar klubit që doja të dilja nga kontrata në verë.

Ky është një fakt. Ishte e rëndësishme për mua që ekipi të mësonte nga unë këtë. Unë kam komunikuar ata që janë përgjegjës pas eliminimit tonë të Champions League gjatë javës, "tha trajneri i Bayernit, përcjell KosovaPress.

Ai nuk dëshironte të jepte ndonjë arsye për këtë vendim, por pas javëve të fundit është e qartë se marrëdhënia e tij shumë e tensionuar me drejtorin sportiv Hasan Salihamixhiq është shkas për dëshirën e tij për të ndryshuar ambient. Flick theksoi qartë se ai ishte absolutisht entuziast për këtë skuadër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat