Schweinsteiger ka një mesazh për Flick

Futboll

Schweinsteiger ka një mesazh për Flick

Më: 18 prill 2021 Në ora: 00:41
Schweinsteiger ka një mesazh për Flick

Hansi Flick ka befasuar opinionin e futbollit anë e mbanë globit me deklaratën e tij për largimin nga gjiganti “Bavarez”.

Flick duke folur pas triumfit ndaj Wolfsburgut në Bundesligë ka konfirmuar largimin e tij nga timoni i “Bavarezëve” në fund të këtij sezoni.

Pas lajmit se Flick do të largohet, ka reaguar legjenda e klubit, Bastian Schweinsteiger.

“Bayerni të emëroi si menaxher rezervë dhe ti i fitove të gjitha për ta”, tha Schweinsteiger.

“Në çfarëdo mënyre që kjo do të përfundojë, urime Hansi Flick”, përfundoi Bastian Schweinsteiger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat