Valverde i mungon sonte Realit, dyshohet që është infektuar me COVID-19

Futboll

Valverde i mungon sonte Realit, dyshohet që është infektuar me COVID-19

Më: 18 prill 2021 Në ora: 12:06
Federico Valverde

Real Madridi do të duhet të paraqitet pa talentin, Federico Valverde, në ndeshjen e sotme ndaj Getafes.

Kjo pasi që ai dyshohet se është infektuar me koronavirus.

Në një komunikatë të lëshuar nga Real Madridi thuhet se lojtari është në izolim nga dje, pasi që kishte kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv.

“Real Madrid CF komunikon se lojtari ynë, Fede Valverde, ka qenë në izolim që nga dje, e shtunë, 17 prill, pasi ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Edhe pse lojtari ka dhënë një rezultat negativ në të gjitha testet që janë kryer, Fede Valverde nuk do të jetë në dispozicion sot për ndeshjen kundër Getafe CF”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi madrilen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat