Ylli i Chelseat rrëfen jetën e vështirë

Futboll

Ylli i Chelseat rrëfen jetën e vështirë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:19
Ylli i Chelseat rrëfen jetën e vështirë

Futbollisti i Chelsea-t Jorginho foli në një intervistë të gjatë për Daily Mail, duke zbuluar edhe momentet më të errëta të karrierës së tij. 29-vjeçari i cili konsiderohet një nga mesfushorët me kualitet te skuadra londineze, ka pasur probleme, aq sa ai madje mendoi të largohej nga futbolli. Megjithatë ishte nëna e lojtarit që nuk e lejoi atë.Jorginho arriti në Itali në moshën 16 vjeç për t’u bashkuar me të rinjtë e Veronës. Klubi i gjeti atij një vend në manastir dhe braziliani ndahet midis futbollit dhe jetës monastike.

“Kishte një vend për murgjit dhe një tjetër për ne në ekipet e të rinjve. Ishim gjashtë veta në një dhomë, qëndruam atje për një vit e gjysmë dhe ata na paguanin 20 euro në javë. Murgjit na trajtuan shumë mirë, ata ishin shumë të respektueshëm. Ata kujdeseshin për ne dhe ushqimi ishte i shkëlqyeshëm. Ne duhej të ktheheshim në orën 11, kam kujtime të mira për atë periudhë ”.

Mesfushori fillon stërvitjen me ekipin e parë dhe takon një djalë tjetër brazilian që ishte një portier, Rafael Pinheiro. Pasi foli me portierin, Jorginho shfaq probleme.

“Kur ata më thirrën në ekipin e parë, unë takova një tjetër brazilian tjetër, Rafael, i cili ishte një portier. Ai më pyeti se çfarë kisha bërë, sa kohë kisha qenë atje dhe unë i thashë se jetoja me 20 euro në javë. Dhe ai më tha se nuk ishte e drejtë që isha kaq larg familjes në atë situatë dhe me kaq pak para ”.

Jorginho kishte frikë se ishte shfrytëzuar dhe i zhgënjyer mendonte të linte gjithçka, por nëna e tij, për fat të mirë, arrin ta bëjë atë të reflektojë: “Për mua, me futbollin kishte mbaruar. I telefonova mamasë duke thënë se doja të shkoja në shtëpi dhe doja të ndaloja së luajturi. Unë i thashë asaj ‘mami, ti dhe babi më keni thënë gjithmonë që jeta e një futbollisti është e komplikuar dhe se do të takoja njerëz të këqij të cilëve nuk mund t’u besoj.

Unë jam një djalë i mirë, nuk dua të jetoj në këtë botë ‘. Por ajo më tha ‘mos u kthe në shtëpi dhe nëse vjen, gjej një vend për të qëndruar që të mos hysh në shtëpinë time. Ke kaluar kaq shumë dhe tani do të hiqesh dorë për paratë? Jo. Ne biseduam për një orë, unë isha duke qarë, por në fund ajo tha jo. Faleminderit mami dhe faleminderit babi ”. Përfundon mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat