Lautaro Martinez ndryshon agjentin

Futboll

Lautaro Martinez ndryshon agjentin

Më: 19 prill 2021 Në ora: 21:46
Lautaro Martinez

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka larguar nga puna përfaqësuesit e tij dhe ka punësuar agjentin e Achraf Hakimit, Alejandro Camano.

Argjentinasi thuhet se është i pakënaqur që ende s’është arritur marrëveshja për rinovim, andaj ka vendosur t’i besojë tjetër kujt.

“Jemi të kënaqur t’iu njoftojmë se Lautaro Martinez i është bashkuar ‘the Football Team'”.

“Lautaro i njohur si ‘El Toro’ është një ndër lojtarët më impresionues në gjithë globin. Jemi të kënaqur që kemi Lautaron në familje. Gjëra të mëdha janë duke ardhur brenda dhe jashtë fushës”, shkruhet në komunikatë.

Camano gjithashtu përfaqëson Achraf Hakimin, që iu bashkua Interit nga Real Madridi për 40 milionë euro në verë.

Lautaro ishte i lidhur me kalimin te Barcelona, por së fundmi ka njoftuar se është i interesuar për rinovimin me “Neurazzurët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat