Rumenigge: Lindi një rrëmujë e madhe

Futboll

Rumenigge: Lindi një rrëmujë e madhe

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:24
Rumenigge: Lindi një rrëmujë e madhe

Drejtori i Përgjithshëm i Bajern Munihut, Karl Hajnc Rumenigge, shpjegoi në një intervistë me “Corriere della Sera” se si lindi Superliga Evropiane.

“Ne kemi qenë duke folur për këtë prej dhjetë vitesh dhe gjithmonë kemi vendosur të mbajmë modelin ekzistues.

Pastaj, koronavirusi dëmtoi të gjithë futbollin evropian, veçanërisht ekipet e mëdha, të cilat humbën shumë pa tifozët në stadiume. Prandaj, disa klube menduan se ishte koha e duhur për të bërë një Superligë. Dhe lindi një rrëmujë e madhe,” tha në fillim ish sulmuesi bavarez.

Sipas Rumeniges, Superliga nuk është zgjidhja e problemeve të futbollit evropian.

“Zgjidhja është ulja e kostove. Me Superligën, klubet po përpiqen të zgjidhin problemin e borxheve, të cilat janë përkeqësuar me pandeminë. Por rruga nuk mund të jetë për të mbledhur gjithnjë e më shumë dhe për të paguar gjithnjë e më shumë lojtarë dhe agjentë. Ne duhet t’i zvogëlojmë gjërat pak, jo të vendosim më shumë në tryezë. Ne kemi ekzagjeruar me shpenzimet: të gjithë, pa përjashtim. Është koha për t’u treguar më pak arrogant me shpenzimet,” tha mes tjerash Rumenige.

Bayerni është ndër emrat e mëdhenj në futbollin evropian që kanë vendosur të mos marrë pjesë në projektin e Superligës.

“Ne nuk jemi brenda, sepse nuk duam të jemi pjesë e saj. Jemi të lumtur që luajmë në Bundesliga, një biznes “bukë e gjalpë”, siç thonë britanikët. Jemi të lumtur me Ligën e Kampionëve dhe të mos harrojmë përgjegjësinë ndaj tifozëve tanë, të cilët përgjithësisht janë kundër një reforme të tillë. Ne ndiejmë përgjegjësi ndaj futbollit në përgjithësi,” tha mes tjerash drejtori i përgjitshëm i Bajern Munihut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat