Ronaldo nuk kthehet te Reali

Futboll

Ronaldo nuk kthehet te Reali

Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:18
Ronaldo nuk kthehet te Reali

Gjatë intervistës së gjatë për “Chiringuito”, me temë kryesore Superligën e Europës, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, nuk u shpëtoi disa pyetjeve rreth merkatos së futbollistëve.

Lajmi më i madh, në këtë kontekst, është mbyllja e dyerve të klubit “merengues” për një kthim të mundshëm të Cristiano Ronaldos.

“Cristiano nuk do të kthehet te Reali, mund t’ju ​​siguroj për këtë, sepse nuk do të kishte kuptim. E dua Ronaldon, por e theksoj, nuk do të kishte kuptim. Ai është në kontratë edhe për një vit me Juventusin”.

Këtë verë Reali mundtë humbë edhe Sergio Ramosin, që nuk ka pranuar të firmosë kontratën e re me kushtet e reja të vendosura nga klubi.

“E dua atë shumë, por ne jemi në një situatë shumë të keqe nga pikëpamja ekonomike. Duhet të jemi realistë, por me këtë nuk thashë që ai nuk do të qëndrojë”.

Perez preferoi të driblonte pyetjet në lidhje me Mbappénë dhe Haaland, ndërsa nuk përjashton që Reali i Madridit të mund të bëjë një goditje të madhe në sesionin e ardhshëm të transferimeve.

“Mbappé është lojtar i shkëlqyeshëm, por unë nuk jam duke folur për të. Ajo që mund të them është se Reali duhet të ndryshojë. Ne kemi fituar shumë, kaq shumë gjëra kanë ndodhur dhe ne duhet të punojmë që të ëndërrojmë përsëri. Do të bëj gjithçka në mënyrë që Reali i Madrid të mos e humbë vendin e tij historik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat