Ceferin: Dikur edhe Juve ka qenë në Serie B

Futboll

Ceferin: Dikur edhe Juve ka qenë në Serie B

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:20
Ceferin: Dikur edhe Juve ka qenë në Serie B

Kreu i UEFA-s, Alexander Ceferin ka sulmuar sërish 12 klubet nismëtare të Super Ligës, një kompeticion që pritet të funksionojë i pavarur nga qeveria europiane, teksa ka përsëritur edhe apelin se janë ende në kohë për të bërë prapakthehu.

“Futbolli nuk është i askujt, ose më saktë është i të gjithëve, ndaj duhet respektuar historia, tradita dhe të tjerët. Të 12 klubet nismëtare të kësaj ideje lakmitare janë ende në kohë për të bërë prapakthehu, para se të përballen me pasojat e veprimit të tyre”, deklaroi kreu i UEFA-s.

Në vijim të fjalës së tij, Ceferin tha se futbolli ka nevojë gjithmonë e më shumë për skuadra si Atalanta, Ajaxi apo Dinamo e Zagrebit, teksa solli në kujtesë faktin që edhe Juventusi ka qenë në Serinë B para 15 vitesh.

“Ne kemi nevojë gjithmonë e më shumë për skuadra si Ajax, Atalanta e Dinamo Zagreb, që zbukurojnë garën me paraqitjet e tyre.

Futbolli është dinamik dhe bazohet te konkurrenca, ndaj nuk mund të merret për referencë vetëm historia. Ku ishte Manchester United para se të vinte Fergusson? Ku ishte Juventusi para 15 viteve? Në Serinë B, e mbani mend të gjithë”, deklaroi Ceferin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat