Mourinho mund të bëhet trajner i Celtic

Futboll

Mourinho mund të bëhet trajner i Celtic

Më: 21 prill 2021 Në ora: 08:59
Jose Mourinho

Jose Mourinho duket se nuk e ka ndërmend të pushojë për shumë gjatë, pas shkarkimit që mori nga Tottenham Hotspur në fillim të kësaj jave.

Sipas asaj që raporton The Sun, Special One është kandidat serioz për të marrë drejtimin e Celtic.

U raportua se Mourinho u shkarkua nga Tottenhami pasi refuzoi Superligën Evropiane – por gjërat qëndrojnë ndryshe

Pasi u pyet për shkarkimin nga Spurs dhe se a do të ketë pushim, portugezi tha: “Nuk ka nevojë për pushim”.

Mourinho do të shkëpusë menjëherë kontratën e Tottenhamin, në mënyrë që të jetë në dispozicion të skuadrës skoceze.

Por, ish-trajneri i Chelseat, nuk është ende favoritë për të marrë postim e trajnerit të Celticut, pasi garës po i prinë Eddie Howe.

Trajner aktual i Celtic është John Kennedy, mirëpo do të largohet me të përfunduar ky edicion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat