Iu ka kërkuar falje

Futboll

Iu ka kërkuar falje

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:10
Iu ka kërkuar falje

Pronari i Liverpoolit, John W Henry, iu ka kërkuar falje përkrahësve të klubit dhe ka marrë përgjegjësi të plotë për përfshirjen e klubit në Superligën e dështuar Evropiane.

Liverpooli njoftoi të martën vonë se është tërhequr nga liga shkëputur kontroverse, pasi fillimisht kishte qenë njëri prej 12 klubeve themeluese.

Largimi i tij dhe i pesë klubeve të tjera të përfshira të Premierligës, erdhi si pasojë e zemërimit të madh të tifozëve, analistëve të futbollit dhe vetë futbollistëve.

Në njoftimin për tërheqjen nga Superliga, të kuqtë ishin shumë të shkurtër dhe nuk ofruan ndonjë kërkim falje.

Reklamë

Por Henry, pronari i klubit, e bëri këtë përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtarë të klubit të mërkurën në mëngjes.

“Dëshiroj t’iu kërkoj falje të gjithë tifozëve dhe përkrahësve të Liverpoolit për shqetësimin që ua kam shkaktuar në 48 orët e fundit”, tha Henry.

“Edhe pse nuk është e nevojshme të thuhet, më duhet të nënvizoj se ky projekt nuk do të funksiononte kurrë pa përkrahjen e tifozëve. Askush nuk mendoi ndryshe në Angli. Në këto 48 orët e fundit, ju e bëtë shumë të qartë se nuk do të qëndronte. Ne ju dëgjuam. Unë ju dëgjova” shtoi ai.

“Dëshiroj t’iu kërkoj falje Jurgenit, Billyt, lojtarëve dhe të gjithëve që kanë punuar kaq shumë në Liverpool për t’i bërë krenarë tifozët tanë. Ata nuk kanë asnjë përgjegjësi për këtë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat