Mësohen rezultatet e votave të tifozëve të 12 klubeve

Futboll

Mësohen rezultatet e votave të tifozëve të 12 klubeve

Më: 21 prill 2021 Në ora: 12:46
Mësohen rezultatet e votave të tifozëve të 12 klubeve

Njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë e klubeve themeluese dolën me rezultate bindëse kundër krijimit të Superligës Evropiane në një sondazh të krijuar nga faqja e njohur sportive Forza Football.

Të dielën në mbrëmje u njoftua se 12 klube kishin vendosur themelimin e një të ashtuquajture Superliga Evropiane, e cila nuk kishte mbështetjen e asnjë prej rregullatorëve të futbollit.

Gjashtë klubet e madhe tradicionale të Ligës Premier ishin pjesë e grupit, së bashku me Juventusin, Interin dhe Milan nga Italia, si dhe Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid nga Spanja.

Reagimi i ashpër nga bota e futbollit, përfshirë protestat nga tifozët, panë që gjashtë të mëdhenjtë e Ligës Premier të tërhiqen dhe të mos marrin pjesë.

Faqja e njohur sportive Forza Football ka bërë një sondazh me tifozët e 12 klubeve me pyetjen: A e mbështeteni krijimin e Superligës Evropiane?

Tifozëritë e secilit klub janë përgjigjur veç e veç në këtë sondazh, ndërsa rezultati ishte më se i pritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat