Koeman: Nuk di gjë për Superligën

Futboll

Koeman: Nuk di gjë për Superligën

Më: 21 prill 2021 Në ora: 15:35
Koeman: Nuk di gjë për Superligën

Para ndeshjes së nesërme të La Liga-s ndaj Getafes në transfertë, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman nuk i ka shpëtuar pyetjeve për Superligën Europiane e cila tashmë është e destinuar të dështojë, trajneri holandez ka kërkuar të mos japë shumë mendime për këtë temë, ndërsa shton se kërkon më të mirën për klubin.

“Kam folur dje me presidentin dhe më ka shpjeguar pozicionin e klubit. Ka pasur shumë fjalë rreth argumentit për Superligën dhe unë nuk kamë ndërmend të jap mendimin tim. Askush nuk e di çfarë do të ndodhë dhe duhet të presim.

Unë dua më të mirën për klubin, nuk jam zëdhënësi i klubit apo presidenti. Detyra imë është të përgatis ndeshjet, nëse është dikush që duhet të flasë për këtë temë atëherë ai është presidenti.

Unë dje kam folur me atë, nuk e di nëse lojtarët i kanë kërkuar diçka, por nuk më intereson se nesër kemi ndeshjen”, u shpreh Koeman.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat