​Pas Superligës, UEFA-së i shfaqet një tjetër problem me EURO 2020

Futboll

​Pas Superligës, UEFA-së i shfaqet një tjetër problem me EURO 2020

Më: 21 prill 2021 Në ora: 20:46
EURO 2020

Ndeshjet e Kampionatit Evropian EURO 2020 nuk do të zhvillohen në stadiumin e qytetit të Bilbaos.

Organi më i lartë i futbollit evropian UEFA u ka komunikuar zyrtarisht institucioneve baske se Bilbao nuk do të presë ndeshjet e Kampionatit Evropian të ardhshëm.

Kjo është mësuar pasi organet përgjegjëse të këtij qyteti kanë reaguar kundër këtij vendimi të UEFA-së duke e quajtur si të një anshëm.

Përmes kësaj deklarate, Këshilli i Qytetit të Bilbaos, Këshilli Krahinor i Bizkaia dhe Qeveria Baske shpallin këtë vendim të njëanshëm nga UEFA, të cilin ata nuk e pranojnë dhe njoftojnë se do të zbatojnë kontratën që nënshkruan me këtë organ për të kërkuar dëmshpërblimet. ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat