Laporta: Jemi të hapur për dialog me UEFA-n

Futboll

Laporta: Jemi të hapur për dialog me UEFA-n

Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:36
Laporta: Jemi të hapur për dialog me UEFA-n

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta flet për herë të parë për projektin e ri, që u sulmua ashpër që në lindje. Klubi “blaugrana” ishte mes 12 themeluesve, por nuk kishte shprehur një qëndrim zyrtar deri në këto momente:

“Por fjala e fundit u takon anëtarëve,” – vijoi Laporta në prononcimin për TV3.

– “Klubet e mëdha shpenzojnë shumë para dhe duhet të thonë fjalën e tyre për çështjet ekonomike. Ne mbrojmë kampionatet kombëtare dhe jemi të hapur për dialog me UEFA-n.

Kemi nevojë për më shumë burime për ta bërë futbollin një shfaqje të shkëlqyeshme dhe mendoj se do të ketë një mirëkuptim. Ka pasur presion mbi disa klube, por projekti ende ekziston. Duhet të jetë një garë tërheqëse, bazuar në meritat sportive. Ne jemi të hapur për dialog me UEFA-n. Mendoj se do të ketë një marrëveshje”, – shtoi Laporta.

“Investimet janë shumë të rëndësishme, pagat janë shumë të larta. Kjo duhet të merret në konsideratë, në të njëjtën mënyrë edhe meritat sportive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat