Presioni i fitores

Futboll

Presioni i fitores

Më: 24 prill 2021 Në ora: 15:33
Presioni i fitores

Bylisi mori një 3-pikësh mjaft të vlefshëm në shtëpi ndaj Apolonisë dhe hodhi një tjetër hap të rëndësishëm jo vetëm për të blinduar zonën Play Out, por edhe për të provuar mbijetesën direkte, pasi tani është vetëm dy pikë larg Kastriotit të vendit të shtatë.

Trajneri i mallakastriotëve, Veljko Dovedan pranoi vështirësitë në sfidën ndaj Apolonisë dhe tha se presioni për të fituar ndeshjen ndikoi jo pak, megjithatë bëri thirrje që skuadra të luajë e përqendruar deri në fund.

“Donim të fitonim ndeshjen dhe kjo na shtoi shumë presionin e na e bëri gjithçka më të vështirë. Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, por me kalimin e minutave u rrit presioni dhe vuajtëm, megjithatë jam i kënaqur që morëm fitoren.

Kanë mbetur edhe pak javë, ndaj duhet të trajtojmë me seriozitet çdo kundërshtar dhe të bëjmë maksimumin deri në fund’, u shpreh Dovedan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat