Shehi: Fitore që na ndihmon

Futboll

Shehi: Fitore që na ndihmon

Më: 24 prill 2021 Në ora: 18:28
Shehi: Fitore që na ndihmon

Tirana rihyn sërish në garën për titull, por trajneri Orges Shehi e quan fitoren e një ndeshje radhe që duhet të shërbejë për vazhdimësinë e skuadrës. Në “Gol pas goli” në “Supersport”, trajneri i skuadrës së Tiranës që ka mundur skuadrën e qytetit të tij ka pohuar: “Sigurisht jam i kënaqur për pikët e mënyrën se si e interpretuam lojën.

Çdo lojtar bëri detyrën duke mos i dhënë mundësi kundërshtarin, duke pasur parasysh që luanim me vendin e parë, jam i kënaqur me pikët, por edhe me mënyrën se si kemi luajtur nga fillimi deri në fund. “

“Ne jemi brenda objektivave, asgjë nuk ka mbaruar, dhe pse duhej të merrnim pikë më shumë. Kur nuk i merr pikët distanca e bën të vështirë. Por kjo javë është tregues i madh për ne se luhej ndaj vendit të parë, është për të treguar se kush jemi. Kur shtohen pikët, objektivat janë më afër.”

“Nuk kemi për të menduar, vetëm për të fituar ndeshjet. Dje humbëm Toshevskin, por kam shumë besim te Toli. Kishte detyrë që të mbulonte Bregun dhe e bëri shumë mirë. Të gjithë janë pjesë e Tiranës, ndonëse u duhet pak më shumë përshtatje, por do të fus në lojë lojtarët më në formë për të arritur objektivat. Lojtarët po i japin gritnë e entuziasëm atyre që luajnë.”

“Përveç ndeshjes me Skënderbeun, që nuk e interpretuam siç duhet, duhej ta fitonim, nuk është se është filluar grinta e dëshira apo si duhet ta interpretojmë. Futbolli i tillë është, nganjëherë fatin nuk e kemi. Skuadra është në ritmin e duhur, lojtari mund të bëjnë shumë mirë. Është skuadër shumë e fortë, djem të fortë, grup i mrekullueshëm që punon çdo ditë. Duhet të marrim më të mirën duke pasur parasysh se na ndajnë pak ndeshje nga fundi”.

“Të mendosh për titull kur je i pesti është pak e ekzagjeruar. Por edhe ne kemi objektivat tona, t’i marim ndeshet një nga një, për të ardhmen, që të ngushtojmë distancën me ata që kemi përpara e të bëjmë sa më mirë, të përqendrohemi te ndeshjet e radhës, sidomos këtë javë që është kalendari i ngjeshur.” 

“Duke pasur parasysh përballjet me ekipet rivale, mund të ketë surpriza. Ne të bëjmë më të mirën tonë dhe të shohim pastaj ku mund të arrijmë”.

“Duke pasur lojtarë cilësore, do të bëjmë manovrën që të kemi topin në zotërim, sepse lodh kundërshtarin. Edhe me Kukësin i vendosa kështu, Kale e Torasa se kombinojnë e janë pikë mbështetje e Seferit. Bëmë mirë në fazën mbrojtëse, bllokuam Bregun dhe morëm masa që të mos futej në lojë Aleksi. Duke blokuar këto dy pika, mendoj se ndoshta mund të bënim edhe më mirë në kundërsulm”, – tha trajneri Orges Shehi pas fitores më Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat