Derbi i madh në Gjilan, Drita apo Prishtina?

Futboll

Derbi i madh në Gjilan, Drita apo Prishtina?

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:04
Derbi i madh në Gjilan, Drita apo Prishtina?

Superliga e Kosovës në kuadër të xhiros së 30-të sot do ta sjellë takime mjaft interesante, ku sot spikat edhe derbi mes Dritës dhe Prishtinës.

Prishtina kërkon fitore me çdo kusht, pasi gjendet katër pikë larg Dritës dhe një fitore eventuale do ta fuste në garë për titull dhe një vend të sigurt në garat evropiane.

Në pesë përballjet e këtij edicioni, Drita nuk e ka fituar asnjërën, ka luajtur dy herë baras në të dyja fushat, kurse ka pësuar tre humbje rresht, në Superkupë, Kupë dhe kampionat ndaj Prishtinës.

Por, as Prishtina nuk ka fituar në Gjilan që nga viti 2017. Në anën tjetër, Drita do të jetë pa Kastriot Rexhën, i cili humbi sezonin nga lëndimi.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në Suharekë, aty ku skuadra tjetër pretedente për titull, Ballkani, e pret Gjilanin.

Llapi – Trepça ’89 gjithashtu pritet të jetë ndeshje interesante dhe e fortë, pasi të dy skuadrat janë duke luftuar për mbijetesë.

Takimet fillojnë në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat