Ndreca komenton luftën për mbijetesë

Futboll

Ndreca komenton luftën për mbijetesë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 12:44
Ndreca komenton luftën për mbijetesë

Bylisi ka fituar derbin me Apoloninë falë një goli në minutat e fundit të takimit. Fierakët janë një kundërshtar i drejtpërdrejtë në luftën për mbijetesë dhe një 3 pikësh ndaj tyre merr një vlerë edhe më të madhe. I ftuar në emisionin “Sport Magazine” në “Ora News” nën moderimin e Altin Sulçes ka qenë Edison Ndreca, i cili ka folur më tepër rreth këtij triumfi ditën e sotme.

Më tej lojtari i Bylisit komenton edhe luftën për mbijetesë të skuadrës së tij.

“Është një fitore e rëndësishme, sepse ishte me një kundërshtar direkt. Besoj që me këtë humbje që pësoi Apolonia, është një hap për ekipin tonë. Besoj se kemi hequr një kundërshtar direkt. Frika normale që ekziston. Asnjëherë nuk jemi të shpëtuar.

Përderisa matematika ekziston në futboll, asnjëherë nuk ka mbaruar asgjë. Kemi një ndeshje direkte në Korçë, shpresoj të dalim me një rezultat të mirë. Bylisi ka një ekip shumë të mirë. Natyrisht, në këto pozita nuk e meriton vendin ku është. Ne jemi realist për pozitat ku jemi.

Ofertat? Është shumë shpejt të flasim për ofertat”, është shprehur Edison Ndreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat