Mbrëmje emocionuese për Eden Hazard

Futboll

Mbrëmje emocionuese për Eden Hazard

Më: 27 prill 2021 Në ora: 10:18
Eden Hazard

Sonte zhvillohet super ndeshja mes Real Madridit dhe Chelseat në fazën gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Një mbrëmje emocionuese pritet të jetë për Eden Hazardin.

Belgu do të luaj kundër ish-klubit të tij, Chelsea FC në gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Lojtari i Kombëtares së Belgjikës kaloi shtatë vite te Blutë. Ai u transferua te ekipi nga Londra menjëherë pasi këta të fundit fituan titullin e parë në Ligën e Kampionëve (në vitin 2012).

“Do të firmosi me kampionin e Europës”, ishin fjalët e Eden Hazardit para se të bëhej i ditur transferimi i tij në ‘Stamford Bridge’.

Hazard me Chelsean ka fituar gjashtë tituj: Dy të Premierligës, një të FA Cup, një të League Cup dhe dy të UEFA Europa League.

Ndeshja mes Realit dhe Chelseat zhvillohet sonte nga ora 21:00 dhe luhet në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat