Dyshohet se ka falsifikuar identitetin dhe moshën e tij

Futboll

Dyshohet se ka falsifikuar identitetin dhe moshën e tij

Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:20
Dyshohet se ka falsifikuar identitetin dhe moshën e tij

Një histori e pabesueshme ka arritur nga Afrika.

Futbollisti i saj, Gelor Kanga, i cili ka qenë edhe në “Air Albania” me Vërvena Zvezdën gjatë ndeshjes me Tiranën dyshohet se ka falsifikuar identitetin dhe moshën e tij.

Gelor Kanga prezantohet si i ardhur nga Gaboni dhe i lindur në vitin 1990, por e vërteta e dalë së fundmi thotë se mesfushori ka lindur në Kongo dhe është i datëlindjes 1985, pra 35-vjeç. Për të mbështetur këtë tezë janë publikuar edhe disa dokumente teksa thuhet se Kanga u transferua nga Kongo në Gabon dhe ndërroi dokumentet për të shmangur limitin e lojtarëve të huaj në ekip.

Gjithashtu ai është edhe pjesë e ekipit kombëtare atje ku Gaboni rrezikon përjashtimin nga të gjitha kompeticionet. E ndodhur në këtë situatë të pazakontë, Crevena Zvezda ka reaguar duke thënë se i beson futbollistit në saj në lidhje me moshën dhe se nuk ka pasur asnjë problem për të në eksperiencat e mëparshme që kishte në shtetet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat