Ky do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë?

Futboll

Ky do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë?

Më: 27 prill 2021 Në ora: 22:32
Ky do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë?

Kombëtarja e Gjermanisë do të bëhet me trajner të ri pas përfundimit të Kampionatit Evropian.

Joachim Low, trajneri aktual i “Panzerave” do të jap dorëheqje nga pozita e trajnerit të Gjermanisë për t’i liruar vendin ish asistentit të tij, Hansi Flick.

Flick, i cili gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht ka shkëputur kontratën me Bayern Munich, pritet ta marr drejtimin e Kombëtares Gjermane në muajin shtator.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit Gjerman. Kujtojmë që Flick ishte pjesë e Gjermanisë në triumfin e vitit 2014, ku “Panzerët” u shpallën Kampione Bote për herë të katërt në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat