Prishtina shënon edhe një fitore të madhe

Futboll

Prishtina shënon edhe një fitore të madhe

Nga: K.G. Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:53
Prishtina shënon edhe një fitore të madhe

Prishtina ka shënuar edhe një fitore të madhe në luftë për titullin e kampionit, duke e mposhtur me 3:1 Trepçën ’89 nga Mitrovica, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.    

Katër gola në pjesën e dytë. 

Futbollisti Leotrim Kryeziu është trim i fitores së Prishtinës, duke shënuar në minutën e 67-të, e 76-të dhe golin e parë e realizoi Endrit Krasniqi (47’) dhe për Trepçën ’89 Ardian Muja shënoi nga penalltia në minutën e 72-të.

Prishtina renditet në vend të dytë me 66 pikë dhe Trepça ’89 bie në pozitën e tetë me 35 sosh pas 31 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

Besa shokon Dritën, Gjilani baras me Drenicën
Gjilani luan baras (0:0) me Drenicën nga Skenderaj. Pikë e madhe për Drenicën. Drenicasit ngjiten në vend të shtatë me 35 pikë dhe Gjilani është i katërti me 44 sosh.
Besa nga Peja shokon kampionin në fuqi, Dritën nga Gjilani, duke u nda baras 1:1.
Për pejanët shënuan Ardi Tahiri (19’) dhe për Dritën Betim Haxhimusa (62’).
Ballkani kryeson me 67 pikë, i ndjekur nga Prishtina me 66, Drita 65 pikë dhe Besa në fund me 11 sosh.
 

Kampionati i Kosovës
Ballkani-Llapi 1:0
Besa-Drita 1:1
Prishtina-Trepça '89 3:1
Gjilani-Drenica 0:0
Feronikeli-Arbëria 0:1

Tabela
1. Ballkani    31    21    4    6    66:32    67
2. Prishtina    31    20    6    5    53:19    66
3. Drita    31    19    8    4    49:25    65
4. Gjilani    31    11    11    9    30:29    44
5.  Llapi    31    12    3    16    42:45    39
6. Feronikeli    31    8    11    12    35:29    35
7. Drenica    31    8    11    12    26:39    35
8. Trepça ’89    31    10    5    16    30:44    35
9. Arbëria    31    9    6    16    32:47    33
10. Besa    31    2    5    24    24:78    111

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat