Një fitore për të shtuar presionin ndaj rivalëve

Futboll

Një fitore për të shtuar presionin ndaj rivalëve

Më: 2 maj 2021 Në ora: 12:54
Zidane

Një fitore për të shtuar presionin ndaj rivalëve.

Real Madrid ka fituar në kampionat kundër Osasuna-s dhe mbetet në garë për titullin në La Liga.

Buzëqesh Zinedine Zidane, i cili do të duhet të bëjë edhe një sforcim tjetër bashkë me skuadrën e tij, këtë herë në Champions League ku do të luajë gjysmëfinalen e kthimit kundër Chelsea-t.

Zidane beson te triumfi i dyfishtë:

“Nuk them se do të fitojmë, por them se mund t’ia dalim. Jemi përballur me shumë gjëra në këtë sezon dhe jemi akoma këtu. Do të luftojmë deri në fund”, ka thënë trajneri francez pas ndeshjes kundër Osasuna-s.

Sinjale të mira nga Hazard:

“Ka luajtur mirë dhe më ka pëlqyer në atë pozicion afër Benzema. Janë sinjale shumë të mira. Kishte kohë që nuk luante kaq shumë. Modric dhe Kroos? I kam lënë pushim, kanë luajtur shumë ndeshje. Duhej të ndaleshin pak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat