Shkëmbi kritikon skuadrën e tij

Futboll

Shkëmbi kritikon skuadrën e tij

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:27
Shkëmbi kritikon skuadrën e tij

Ballkani ka humbur në udhëtim ndaj Drenicës me rezultatin 2-1 në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kreshnik Uka dhe Santos shënuan për Drenicën, kurse Mevlan Zeka për Ballkanin.

Pas ndeshjes është deklaruar kryetrajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, i cili nuk ka qenë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve.

“Ishte ndeshje e vështirë, nuk funksionoi asgjë, një ndeshje e dobët. Siç duket nuk menaxhuam mirë këto dy ditë pas fitores kundër Llapit”.

“U futem në lojë  sikurse të fitonim ndeshjen, duke e nënvlerësuar kundërshtarin. Kjo ndeshje iku, duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës”.

“Për te triumfuar kundër rivalëve, duhet të ndryshoj mendësi që të japësh 100% në fushë, nëse nuk  luan me shpirt dhe nuk luan për ekipin, atëherë do jetë vështirë të arrihet te rezultati pozitiv”, ka thënë Shkëmbi pas ndeshjes.

Pas xhiros së 32-të, Prishtina kryeson tabelën me 69 pikë, e ndjekur nga Drita e Ballkani që kanë 68, respektivisht 67 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat