Tare kërkon një goditje prestigjioze

Futboll

Tare kërkon një goditje prestigjioze

Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:56
Tare kërkon një goditje prestigjioze

Drejtori Igli Tare ka nisur të mendojë për përforcimet e ardhshme te Lacio teksa ka vënë nën shënjestër Juan Matan nga Manchester Utd.

Fantazisti spanjoll përfundon kontratën me anglezët dhe mund të transferohet me parametër zero.

Sipas mediave italiane, Tare ka nisur bisedimet me agjentin dhe njëkohësisht babain e Matës, i cili kërkesë fillestare ka një kontratë dyvjeçare me opsion për një vit të tretë. Sa i përket tetë milionë eurove në sezon që lojtari përfiton aktualisht te Mançester Junajtid, është i gatshëm ta përgjysmojë këtë shifër.

Nëse marrëveshja do të mbyllej me sukses atëherë do të ishte një goditje prestigji për Lacion, e njëjtë si ajo me Klosen vite më parë. Pasi kujtojmë se Mata është një nga ata lojtarë që ka bërë shumë emër përgjatë këtyre viteve në Premier League, ndërsa është edhe kampion bote e Europe me Spanjën në vitet 2010 dhe 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat