Mbrojtësit të Kombëtares shqiptare i bie të fikët, transportohet në spital! Ja arsyeja

Futboll

Mbrojtësit të Kombëtares shqiptare i bie të fikët, transportohet në spital! Ja arsyeja

Më: 7 maj 2021 Në ora: 17:26
Mbrojtësit të Kombëtares shqiptare i bie të fikët, transportohet në spital! Ja arsyeja

Momente paniku për mbrojtësin e Kombëtares, Frederik Veseli.

Shqiptari u transportua në spital, pas një përplasje të frikshme me shokun e skuadrës, në sfidën Salernitana-Empoli, e vlefshme për javën e 35-të të Serisë A, ku skuadra e Veselit triumfoi me rezultatin 2:1.

Mediat italiane raportojnë se 28-vjeçari, humbi disa sekonda ndjenjat, teksa pas ndërhyrjeve të mjekëve, gjithçka u normalizua.

Veseli u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë.

Për fat të mirë, gjendja e futbollistit shqiptar, paraqitet e qëndrueshme. Nëpërmjet një story në “Instagram”, Veseli ka konfirmuar se është mirë, duke falenderuar të gjithë për mesazhet e dërguara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat